Gluten Free Albania
Një projekt i GAF në këtë fushë është platforma “Gluten Free Albania”, misioni i së cilës është ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare në lidhje me intolerancën ndaj glutenit dhe sëmundjen e çeliakisë, duke shkëmbyer informacion, përvoja dhe receta gatimi.
GAF ka mundësuar zhvillimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtij protali. Nëpërmjet portalit, të gjithë kanë mundësi të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre, si dhe të informohen se cilat ushqime nuk përmbajnë gluten në bazë të testimeve që janë kryer. Gjithashtu, GAF do të sigurojë informacion të saktë se cilat kompani shqiptare ofrojnë produkte pa gluten, si dhe cilat restorante sigurojnë gatime/ushqime pa gluten.
