Turizëm



Slider




Shqipëria mbtetet gjithmonë një destinacion tërheqës turistik! Në fakt, turizmi ka zgjuar vazhdimisht kureshtjen e turistëve të huaj për shkak të kombinimit unik të natyrës, duke mundësuar të gjitha llojet e turizmit, si atë malor, bregdetar, shëndetësor, kulturor dhe historik. Në këtë kuadër, GAF synon krijimin e partneriteteve të nevojshme midis sektorit publik dhe privat, si dhe promovimin e natyrës si një element shumë të rëndësishëm të imazhit të Shqipërisë si një destinacion turistik, me qëllim rritjen e investimeve vendase e të huaja.



    Objektivat kryesorë në këtë fushë janë:

  • Ndërgjegjësimi i pushtetit vendor dhe qendror për të investuar në zhvillimin e infrastrukturës;
  • Zhvillimi i koncepteve dhe strategjive të reja të marketimit të turizmit;
  • Promovimi i turizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Organzimin e aktiviteteve promovuese në destinacionet më të frekuentuara dhe më të bukura në Shqipëri;
  • Zbulimi i destinacioneve të rralla duke i kthyer në atraksione turistike;
  • Sigurimi i mbështetjes dhe këshillimit për bizneset e reja ose të rinjtë që kanë ide inovative në fushën e turizmit;
  • Ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës.



Projekti "Sustowns"

Fondacioni “Grow Albania” u përfshi në projektin "Sustowns", përmes 2 ekspertëve të saj nga bota e medias, Omer Saraçi dhe Dafina Hysa. “Suntowns” është një projekt i financuar nga Interreg MED dhe menaxhohet në nivel kombëtar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Shqipëria është një ndër 13 shtetet përfituese të këtij projekti.





Ky projekt kishte si qëllim të vlerëonte situatën aktuale të turizmit në rajonin e Shkodrës, duke evidentuar problematikat dhe potencialin e pashfrytëzuar të tij. Gjithashtu, projekti synonte edhe promivimin e këtij rajoni, përmes video-spoteve, të cilat nxjerrin në pah bukuritë e rralla natyrore të zonës së Velipojës, Shalës dhe Gurit të Zi.

Pjesë e këtij procesi ishte intervistimi i përfaqësuesve të njësive administrative të pushtetit vendor, operatorëve turistikë lokalë, guidave dhe jo vetëm. Këto intervista evidentuan problematikat aktuale, si dhe mundësitë e pashfrytëzuara me qëllim pasurimin e ofertës lokale. Video-spotet e realizuara do të shërbejnë për promovimin e atraksioneve turistike të këtyre zonave.