Rreth nesh

Grow Albania Foundation - Rreth Nesh


Elsa Zhulali

Elsa Zhulali - Grow Albania Foundation

Elsa Zhulali është bashkëthemeluese dhe Drejtuese e Fondacionit “Grow Albania”. Me mbi 15 vite përvojë të konsoliduar, Elsa ka përftuar një ekspertizë të konsoliduar në fushën e edukimit, kërkimit, çështjeve të Integrimit Evropian, artin dhe kulturën. Gjithashtu, ajo ka qenë një aktiviste e zëshme për çështjet gjinore dhe të shëndetësise, duke organizuar fushata ndërgjegjësuese që përfshijnë sektorin privat dhe publik. Elsa është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Selanikut, Greqi, në degën "Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me përqëndrim në Marrëdhëniet me Jashtë dhe Studime Ballkanike". Ajo është autore e një sërë artikujve akademikë dhe librave historikë.

Rreth nesh

Grow Albania Foundation (GAF) synon të mbrojë dhe promovojë vlerat e Shqipërisë dhe rinisë shqiptare, përmes rritjes së cilësisë në:



  • Edukim
  • Teknologjinë e informacionit dhe inovacion
  • Art, kulturë & trashëgimi kulturore
  • Turizëm dhe agroturizëm
  • Shëndetësi

GAF krijon ura komunikimi dhe bashkëpunimi midis aktorëve të ndryshëm, me qëllim zhvillimin e fushave në të cilat operon. Veprimtaria e saj shtrihet në të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm, duke promovuar vlerat shqiptare, me qëllim rritjen e cilësisë së jetesës në vend.

Vizioni

Rinia shqiptare është shtysa e ndryshimit dhe inovacionit.

Vizioni-yne_ATF

Misioni

Fuqizimi i të rinjve shqiptarë përmes përmirësimit të arsimit, teknologjisë dhe inovacionit, artit, kulturës, turizmit dhe shëndetësisë.

Misioni-ynë_ATF

Vlerat



  • Barazia
  • Integriteti
  • Gjithëpërfshirja
  • Entuziazmi